LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia Basket emëron trajnerin e ri

Ekipi i Baskebollit Vllaznia lajmëron emërimin e trajnerit të ri në krye të skuadrës, pas largimit të Nikolai Gospodinov, vendin e tij do ta zërë kroati Vladimir Ivankoviç.

DEKLARATËA PËR MEDIAT:

Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se trajneri i ekipit të basketbollit të meshkujve z.Nikolai Gospodinov ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i pankinës së kuqebluve, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit me qëllimin e mirë për arritjen e rezultateve të dëshiruara dhe objektivave të klubit të Basketbollit të Vllaznisë.
Ndërkohë drejtimi i skuadrës i është besuar kroatit Vladimir Ivankovic i cili do të fillojë punë direkt me ekipin duke filluar nga dita e nesërme.