LAJMI I FUNDIT/ Vdes në moshen 67 vjeçare, Nehat Kulla

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla i cili njihet nga të gjithë si ‘gjenerali’ i bàndës famëkeqe në Tiranë. Ai ka ndërruar jetë papritur në banesën e tij në Tiranë.

Nehat Kulla drejtoi një ndër bàndat më të rrézîkshme në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997.

Ai ka shlyer në búrgun e Fushë Krujës dënimin 20 vjeçar për vràsjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Kulla pak kohë më parë humbi dhe vëllain e tij, Ramazan Kulla, pasi ishte prekur nga COVID-19.

Shpërndaje