LAJMI I FUNDIT/ Rama: Rrini në shtëpi se do t’ju paguajmë!

Shpërndaje

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se ata që janë mbyllur në shtëpi do tu kompensohen pagat në fund të muajit si pasojë e mbylljes së biznesit ku punojnë.

Rama: Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi! Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!  Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!

Shpërndaje