Ka ndërruar jetë efektivi i policisë kufitare në Shkodër, Hydajet Nehani i cili pak ditë më parë u dërgua në Turqi për kurim më të specializuar.
Efektivi Nehani ishte prekur nga Covid19 dhe nga gjendje e rënduar e tij bëri që miq dhe kolegë të kontribonin dhe ta dërgonin në Turqi, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta mposhtë virusin i cili po merr shumë jetë njerëzish nepër botë.
Stafi i RealitetiPost i shpreh ngushellime familjes.