Pas një periudhe intensive në drejtimin e Prefekturës të Qarkut Shkodër, i kam përcjellur sot kryeministrit Rama dorëheqjen time nga ky funksion publik për t’i hapur rrugë kandidaturës time për kryebashkiake të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 6 Marsit.
Mbajtja e detyrës së prefektit të Qarkut të Shkodrës ka qënë për mua nder, privilegj dhe përgjegjësi.
Jam ndjerë vërtet e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, për t’i shërbyer e iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari i kudo ndodhur në territorin e qarkut.
Ndonëse në një kohë të shkurtër, jam munduar me gjithë forcat e mia për të dhënë maksimumin tim në lartësinë e detyrës.
Menaxhimi i mirë i emergjencave stinore, krizës së përmbytjes dhe situatës së zjarreve që prekën territorin e qarkut, lobimi për hapjen e rrugës së Thethit që pas 30 vitesh e bën këtë destinacion të aksesueshëm për turistët dimëror, si dhe sigurimi i asistencës teknike dhe mbështetjes financiare nga donatorë vendas e të huaj për të mbështetur logjistikën tonë të emergjencave civile janë disa nga kompetencat e Prefektit që i kam përmbushur me sukses.
Mirënjohës çdo punonjësi të këtij institucioni që nuk ka kursyer në asnjë moment devotshmërinë dhe përgjegjësinë që i ka dhënë detyra.
Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër.
Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën!
Majlinda Angoni