Dritan Abazoviç është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi.
Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa tre deputetë të SD-së votuan kundër.
Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, 4 zëvendkryeministra që janë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe dy ministra pa portofol.