Lajme të mira/ Asnjë i intubuar nga Covid në Shqipëri

Shpërndaje

Një person ka humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pas kryerjes së 3169 testime, janë zbuluar 39 raste të reja.

Qytetari që nuk e fitoi dot betejën me virusin ishte nga Fieri, 72 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.”

Ndërkohë, janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.  Por, lajm i mirë është se nuk ka asnjë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2509

Korçë            142

Shkodër       132

Fier               74

Lezhë           71

Vlorë             66

Gjirokastër   66

Elbasan        57

Berat             51

Durrës          30

Kukës           20

Dibër           12

Shpërndaje