Kryeministri Edi Rama replikon me regjisorin Edmond Budina, pasi ky i fundit i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të shpërndajë parlamentin pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në disa tëitte, Rama e quan Budinën një “mik të mirë”, e i thotë se nuk mund të shajë dhe të ofendojë njësoj si partitë e opozitës.
Më tej, ai thotë se nuk i takon Budinës që të fyejë dhe të shajë artistët, teksa shton se këto të fundit nuk janë trashgimi kulturore.
REAGIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:
Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti,Ruzhdi Pulaha,Pirro Milkani,Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare…
Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s’kanë ngulur një gozhdë për artin, kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë,ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit..