Meta:
Kemi disa çështje, e para është vizita që kam pasur në Maqedoninë e Veriut, ku ka pasur takime të përzemërta me të gjithë aktorët, shpresojmë që ky vit të jetë viti i zhbllokimit të negociatave, është një vonesë e madhe dhe e pamerituar për popujt tanë.
Së dyti më keni bërë pyetje se çfarë do të bëhet me zgjedhjet vendore, pasi nuk ka kryetarë formalë, unë gjithmonë ju kam thënë që ju qëndroj premtimeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Nuk u nxitova, sepse kam dashur që të kem një informacion sa më të plotë për gjithçka që ka ndodhur në këtë proces. Prandaj lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor, të 30 Qershorit 2019, prisnim që Gjykata Kushtetuese ti kthente shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tij realë.
Do të duhej të kishte një vendim final, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, duke shpallur veten jo kompetente të këtyre rasteve.
Pasi u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i kërkova një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore, që nga momenti fillestar, presidenti ka kontsatuar se disa anëtarë të GJK kanë kryer disa shkelje të rënda, kjo legjitimon fillimin e një prodedimi disiplinor.
Shkeljet:
Nuk është hedhur short për caktimin e relatorit të çështjes
Në dosjen që kemi në dispozicion nuk ka asnjë procesverbal për hedhjen e shortit
Nuk ka asnjë emër apo autoritet, që pyetjet e shoqatës së bashkive ishin të panevojshme që të mos i përcilleshin Gjykatës së VENECIAS. Kjo na ka krijuar bindjen se relatorja e çështjes ka shmangur pyetjet.
Referuar dokumentacionit të dosjes, cënon dukshëm parimi i transparencës. Kërkohet hetim i thelluar se cila ka qenë përfshirja e anëtarëve të tjerë të Gjykatës në këto shkelje.
Prej kohësh kemi një situatë absurde, ku disa bashki nuk kanë drejtues. Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje. Presidenti nuk ka se çfarë të presë më, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë si duhet, sot kam filluar procedurat për zgjidhjen e kësaj situate.
Ato njësi të qeverisjes vendore, sipas informacionit dhe vlerësimit, është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve, mbetem në pritje të një përgjigje nga Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve për këtë situatë.