Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Social-Demokrate largohet nga politika.
Vetëm pak minuta më parë ai ka njoftuar tërheqjen me “vullnetin e tij të lirë” nga mandati aktual i deputetit dhe nga ai i zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Një ngjarje e tillë është e papritur pasi Doshi nuk u tërhoq nga gara edhe pse Amerika bëri të qartë kërkesën për të: Nuk duhet të kandidonte në zgjedhe.