LAJM I FUNDIT/ AMA rrëzon projektligjin e Ramës për median online, si u ndanë votat mes anëtarëve

Shpërndaje


Autoriteti i Mediave Audiovizive ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë Rama ““Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka të bëjë mediat online dhe përmes të cilit synohej vendosja e gjobave të majme mbi portalet, duke u fokusuar kryesisht te teza e qeverisë mbi shpifjen.

Bordi i AMA me 5 anëtarë, tre prej të cilëve votuan kundër draftit që ishte dërguar për dhënie mendimi, nuk ka miratuar propozimet e qeverisë. Megjithatë, pavarësisht rr ëzimit nga AMA të këtij drafti, fjala e fundit i mbetet Kuvendit që do ta kalojë në votim.

Anëtarët e AMA, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, thanë sot se ishin kundër kalimit në Parlament të projekt ligji, duke u mbështetur dhe te rekomandimet e dhëna nga BE, ku kërkohet të mos cënohet liria e mediave.

Në këto kushte, AMA jep përgjigje negative në lidhje me ndryshimet që janë bërë ligjit “Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, që synojnë rrregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

Projektligji ngarkon AMA dhe Këshillin e Ankesave në këtë institucion për implementimin e ndryshimeve të pritshme nëse projekligji miratohet në Parlament.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk  e realizojnë.

Sipas 3 anëtarëve të AMA-s, propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online.

“Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi.

Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave”, thuhet në reagimin e 3 anëtarëve të Bordit të AMA.

Shpërndaje