Lagjia “Salo Halili” në Shkodër vuan mungesën e investimeve…

Shpërndaje

Banorët e lagjes “Salo Halili ” në Shkodër përballen çdo ditë me dëmtimin e infrastrukturës. Rrugët janë kthyer në liqene për shkak të gropave të mbushura me ujë .

Gropa të mëdha janë hapur prej vitesh në rrugët e kësaj lagje, të cilat e bëjnë të pamunudur kalimin e qytetarëve ne ditet me reshje.

Banorët shprehen se janë ankuar disa herë për situatën, por nuk eshet kryer asnjë invsetim për t`i dhënë zgjidhje situatës.

Ndersa amortizimi i rrugeve dhe hapesirave mes pallateve vijon te një problem shqetesues per qytetaret, bashkia shkoder akoma nuk ka marre asnje mase per rikonstruksionin e tyre .

Shpërndaje