Atentati ndaj 30-vjeçarit Taulant Pepaj është drejt zbardhjes. Policia ka sekuestruar një prej automjeteve që u përdorën në atentatin e djeshëm, ku brenda saj mendohet se do të ketë prova të vlefshme.
Tashmë policia ka emrat e të dyshuarve për këtë ngjare. Ndërkohë gazetari i Klan News, Edison Vatnikaj, ka siguruar ekskluzivisht foton e automjetit “Audi”, që sipas policisë është përdorur nga autorët që donin të vrisnin 30-vjeçarin Pepaj.
Automjeti është braktisur nga autorët teksa po ndiqeshin nga policia e Shkodrës. Tashmë si persona të dyshuar për ngjarjen janë shpallur ne kërkim Esmeraldo Hato, i njohur edhe si Eljon Hato i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2018 si dhe Saher Xhenje dhe vëllai i tij.
Pista kryesore e hetuesve është ajo e prishjes se pazareve të drogës pasi edhe shënjestra e atentatit por edhe personat e dyshuar rezultojnë te kenë pasur konflikte të mëparshme./tvklan.al