Kuvendi miraton marreveshjen me Pfizer, 94 deputetë votojnë pro…

Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot marrëveshjen me kompaninë amerikane Pfizer për nisjen e procesit të vaksinimit në Shqipëri.

Në seancën e sotme është diskutuar Akti Normativ i sjellë nga qeveria dhe disa deputetë nga opozita kanë qenë kundër mbajtjes sekret të marrëveshjes.

Në fund kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka njoftuar se pro marrëveshjes kanë votuar 94 deputetë, ndërsa 5 kanë dhënë votën e tyre kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Tashmë, bazuar në këtë marrëveshje pritetqë në ditët në vijim të vijnë dozat e para nga Pfizer.

Shpërndaje