Kuvendi i 11 dhjetorit, Basha: Nuk ka asnjë rëndësi çfarë vendosin…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se PD ka vetëm një mbledhje Kuvendi më 18 dhjetor, ndërsa theksoi se nuk ka rëndësi se çfarë vendoset më 11 dhjetor në Kuvendin kërkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor.

Në “Abc”, Basha tha se në PD nuk do të ketë institucione paralele dhe se zëri i demokratëve do të dëgjohet vetëm nëpërmjet statutit të partisë.

“Dua ta shpjegoj për qytetarët që PD vepron në bazë të disa rregullave si një parti demokratike. Nuk ka parti paralele, një PD këtu dhe një PD ku t’i teket dikujt tjetër. Nuk ka statute apo Kuvende paralele. Nuk ka rëndësi se çfarë vendosin me 11 Dhjetor se PD e ka Kuvendin me 18 Dhjetor. Strukturat e PD kanë qenë gati duke pritur dorëzimin e kërkesave. Nuk ka ndodhur. Dhe për t’iu përgjigjur interesit qoftë edhe të 5 demokratëve se nuk e dimë sa janë se janë të mbyllur në kasafortë, vendosëm thirrjen e Kuvendit me 18 Dhjetor. Unë vij sot nga takime me dhjetëra demokratë që i kam të përditshme. Unë konsideroj edhe zërin e një demokrati të vetëm. E rëndësishme është të kuptohet që vullneti politik i demokratëve kanalizohet përmes statutit nga vota e tyre. Kjo ka ndodhur sa herë kemi pasur Kuvende dhe do të ndodhë edhe më 18 Dhjetor”, tha Basha.tha Basha.

Shpërndaje