Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.
Një trupë 3-anëtarëshe e kësaj gjykate ka vlerësuar të kalojë për gjykim padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në korrik të vitit të kaluar.
Në cilësinë e drejtueses së shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Ademi i kërkoi Kushtetueses të konstatojë si antikushtetues procesin zgjedhor.
Në një deklaratë për media, kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe se ka besim tek procesi që do të shqyrtojë gjykata.
“Gjykoj se është një lajm i mirë, një lajm shumë i mirë, që Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën për vlerësimin për e antikushtetutshmërisë që ne kemi vlerësuar që të gjykohet i tillë nga Gjykata për procesin e 30 qershorit. Gjykoj se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, ajo që ne kaluam për vitin 2019 ishte shumë e rëndë, kur bëhët fjalë për zgjedhjet dhe të drejtën e zgjedhjes.
Unë kam besimin se ky proces do të shkojë deri në fund me një vendimarrje që do të duhet të bëhet nga një gjykatë funksionale. Dhe për momentin po presim deri sa të jetë funksionale. Mendoj se sa më shpejt të krijohet do të jetë më mirë për të gjithë shqiptarët.”- u shpreh Ademi.