Kushtet e mjerueshme, sindikata e minatorëve vihet në levizje

Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm drejtues dhe anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ishin para portës së minierës, për të folur me punëtorët për problematikat që veç shtohen. Padrejtësia e fundit ndaj minatorëve është mohimi i bonusit të fundvitit.

Kërkesat e SMBB-së dhe minatorëve, për të cilat do të luftojmë deri në fund, janë:

  • Negocimi i Kontratës së re Kolektive me SMBB;
  • Rritje page;
  • Rishikim normash;
  • Pagesa e bonusit të fundvitit;
  • Njohje e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë;
  • Dëmshpërblim për aksidentet në punë;
  • Ndalimi i presioneve ndaj minatorëve;
  • Rikthimi në punë i 4 drejtuesve të SMBB-së, të pushuar në mënyrë të paligjshme.

Kompania Albchrome dhe shteti duhet të reflektojnë për këto kërkesa sa më parë.

Minatorët e bashkuar, kanë për të fituar!

Shpërndaje