Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri disa sqarime për provimet e maturës, në përgjigje të interesit të disa maturantëve. Gjatë një interpelance, Kushi deklaroi se maturanti do të jetë kalues nëse merr 15 pikë në një provim. Ajo shtoi se rezultatet e testeve do të dalin brenda 30 qershorit.
“Në fakt nisur nga kërkesat e maturantëve por edhe nga gjykimi i ekspertëve, një pjesë e pyetjeve të jetë e strukturuar me alternative dhe një pjesë me zhvillim. Testi 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternative, 40 me pikë pyetjet me zhvillim. 3 nivele vështirësie testi i maturës. Janë 4 provime, 3 paraprovime të detyrueshme, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj si dhe 1 provim me zgjedhje. Është vendosur që pragu i kalueshmërisë të jetë 25%, një maturant duhet të marrë 15 pikë nga 60 që të jetë kalues në provimin e matures. Niveli i parë i vështirësisë pëmban 40% e testit . Dua të thkesoj që ky ndryshim u zbatua në maturën e 2020. Do t’i angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet që rezultatet e maturës të shpallen brenda datës 30 qershorit. Diplomat do të lëshohen brenda datës 15 korrik.”