Kushi: Do të rimbursojmë me 50% mbi çmimin e biletës së transportit për nxënësit…

Shpërndaje

Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ministrat kanë dalë duke raportuar para mediave vendimet e marra.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se do të ketë një bonus rimbursimi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit.

Ajo shtoi se një vendim i tillë do të sjellë përmirësim në shërbimin e transportit të në këto zona të largëta ku mungonte transportit.

Kushi: Lajmi i parë i mirë lidhet me një bonus rimbursimi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Sigurisht që është një ndryshim që do të sjellë përmirësim në shërbimin e transportit të në këto zona të largëta ku mungonte transportit, ku çmimi i biletave ka qenë aq i ulët se operatorët që ofronin shërbimin nuk kanë shfaqur interes.

Ndërkohë lajm i dytë i mirë vjen edhe për punonjësit i sistemit arsimor, pasi kemi zgjedhur gamën e përfituesve. Deri më tani përfitonin vetëm mësuesit, ndërsa punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e arsimit nuk përfitonin. Me këtë vendim edhe ata do të jenë përfitues.

Shpërndaje