Kush shkel rregullat 10 vjet burg? Përgjigjet Rama: Ja kush preket…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmërua për masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin majë për personat që do të shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama tha se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë”.

Ndërkohë Rama ka folur edhe për masat e parashikuar në draftin për ndëshkimet e personave që shkelin rregullat e vendosura gjatë hapjes së masave shtrënguese.

“E para njëherë nuk i kam parë të gjitha detajet por që të dini në kodin tonë penal aktual është një 10 vjetësh, por nuk ka gjë tjetër për një situatë pandemia. nuk kemi karantinim të njerëzve. Sa u përket viteve mos me çoni në Korenë e Veriut. Në Rumani vend i BE është 15 vjet. Por janë të shkallëzuar 15 është kur ke provokuar vdekjen e të tjerëve jo kur je i pa infektuar.” tha Rama.

“Në mos gabohem ka 15 ka 10 ka 2 vjet. Këto raste ekstreme është kur ti ke provokuar vdekjen e të tjerëve, Prezumohet kur ty si i infektuar të kanë thënë të rrish në karantinë por ti del she infekton dhe të tjerë vdesin ti do shkosh në burg për 15 vjet, patjetër.” shtoi kryeministri.

“Ka masa të rënda të shkallëzuar për masat e epidemisë. Ato masa janë perfekt dhe gjithkush që ankohet me habit për masat. Mjafton të mos shkelësh ligjin dhe s’ke pse të shqetësohesh.”

Eni Vasili: 10 vjetë për një person që nuk është i infektuar dhe thyen karantinë…?

“Mos më fut në këto detaje. Unë di vetëm kategoritë që do të ndëshkohen. Por nuk e di për draftin se si është si ka dalë. Un di të them se kush nuk respekton ligjin dhe rrezikon jetën e tjetrit do të ndëshkohen. Ne do hapemi vetëm duke respektuar strikte rregullat. Me një Shqipëri të hapur ata që janë detyruara të rrinë në shtëpi do të rrinë. Nëse këto dalin….” tha Rama.

“Ne do të lehtësojmë fashën e orareve makinat private të njerëzve që janë në punë. Hap pas hapi do bëjmë lehtësime realisht të mëdha. Por rreziku nuk është tani por nesër kur je i hapur pas 15 ditësh apo pas 2 muajsh. Ai që thyen rregullin mund të bëjë namin”

“Rasti që sjell ti është ekstrem është rasti kur ata hapin lokalet kur policia e mbyll. Këtu është për ata që u themi që do hapim por do respektohen distance e tavolinave një numër të kufizuar. Nuk është kukamçfeti si me cigaret. Këtu po ndez zjarrin e po vret njerëz. Nëse i shkel këto do të pagash” tha Rama.

Top Channel

Shpërndaje