Kush ka 3 shkelje vitin e fundit kalon në testim për rinovimin e patentës…

Shpërndaje

Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe tha se drejtuesit makinave do të futen për ritestim në rast të 3 shkeljeve të rënda brenda 1 viti dhe me pikë të hequra nga patenta.

Në një intervistë në ABC, Gonxhe tha se leja e drejtimit nga ky test nuk do të hiqet, por do të shërbejë si kujtesë për shoferët.

“Duhet të jenë tre gjoba në vitin e fundit. Nuk është se e caktojmë ne, por sistemi. Pra shkojnë për ritestim vetëm ata që i sinjalizon sistemi. Këtu nuk hyjnë gjobat e nivelit që nuk kanë pasoja, si ato për parkimet, hyjnë vetëm ato gjoba që dënohen me heqje pikësh, shkelje e semaforit, mungesa e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit në timon. 3 shkelje. Përdorimi i alkoolit, manovrat e shpejtësisë së lartë, etj” – tha Gonxhe që zbuloi edhe se si do të bëhet testimi.

“Është një pyetësor, me 20 pyetje që do jenë të gjeneruara nga sistemi dhe në rast se nuk u përgjigjesh 70% të tyre, atëherë do të kalosh në një seancë 10-12 minuta që do të të japë në mënyrë grafike këto nocione në këto minuta në një sallë dhe më pas ky person që ju përgjigjet 70% të pyetjeve vazhdon ulet në sportel, rinovon lejen e drejtimit me këtë kujtesë. Qëllimi është përdorimi i të gjitha mundësive për të ndërgjegjësuar për të rikujtuar këto nocione” – tha Gonxhe.

Shpërndaje