Kush janë dy deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvend nga qarku i Shkodrës, Ilir Beqaj refuzon mandatin…

Shpërndaje

Lënia e mandatit nga Benet Beci dhe Zef Hila, për të kandiduar për kryetar bashkie në Shkodër dhe në Vaun e Dejës, ka lënë dy karrige bosh në sallën e Kuvendit.

KQZ do të miratojë sot plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament, ndërsa në rendin e ditës shihet se dy kandidatë për deputetë që ishin në krye të renditjes për të marrë mandatet nuk e kanë pranuar atë.

Kështu pas largimit të Benet Becit nga lista e PS-së në Shkodër, në radhë për ta marrë mandatin ishte Ilir Beqja, por siç mësohet edhe nga rendi i ditës i publikuar Beqja nuk e ka pranuar mandatin.

Në renditjen e KQZ-së, pas Beqjes është Frrok Gjini, i cili pritet të marrë edhe mandatin e deputetit.

E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.

Shpërndaje