Kush është shkodrani 32 vjeçar, u kap nga policia si bashkëpunëtor në ékzékútimin e Hekuran Billës…

Shpërndaje

Personi i tretë që ka përfunduar në duart e policisë në lidhje me ngjarjen ku humbi jetën 40- vjeçari Hekuran Billa, është një 32- vjeçar nga Shkodra. Andi Agraja u kap pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë.

Me këtë árrestim shkon në tre numri i personave që përfundojnë në pranga. Fillimisht u kap nga policia një 22 vjeçar i quajtur Sebastjan Mali, nipi i shtetasit Viktor Marku, autor i dýshuar i vràsjés.

Vetë Marku u kap të premten në Mal të Zi, ku qëndronte i fshehur pa dokumente.

Organet e hetimit janë të bindura se autor kryesor i ngjarjes, është Marku, vëllai i të cilit u ékzekútua më 14 tetor të vitit 2006 në Angli, ndërsa për veprën penale u dënua Billa me minimumi 33 vite burg. /PanoramA/

Shpërndaje