Interesi për të fituar një profesion në përshtatje me tregun e punës ka ardhur në rritje vitet e fundit. Rreth 700 kursantë po ndjekin formimet profesionale në Qendrën e Formimit Profesional në Shkodër. Numri i kursantëve ka patur rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.
E hapur tre dekada mmë parë Qendra e Formimit Profesional e ka rritur aktivitetin e saj në disa drejtime.
Nga kurset për hidraulik, tek panelet diellore, apo guzhiner, parukier e deri të rrobaqepsia, janë disa nga degët që ofrohen në këtë qendër.