Pak muaj më parë përmes një postimi në rrjetet sociale ish- ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, dha lajmin e mirë për qytetin e saj, Shkodrën, që së shpejti do të ketë për herë të parë terminalin ndërqytetas të kategorisë “A”. Titullari i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja i cili gjatë një bashkëbisedimi me ish ministren Edona Bilali bëri me dije se ky projekt do të nisë brenda pak javësh.“Shkodra do të ketë terminal të kategorisë “A” duke zgjidhur njëherë e mirë problematikën kaotike të transportit ndërqytetës, të cilat jo vetëm në këto tre dekada ka pasur një orvatje të pakuptimtë, por duke i sjell qytetit dhe qendrës së tij një kaos që i humbiste bukurinë, si Teatrit “Migjeni” dhe “Radio Shkodrës”. Kërkesa për një terminal me standarde ka ardhur jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën si pjesë e një guidë më të gjerë”, njoftoi edhe ish ministrja Bilali.
Pavarësisht premtimeve të shumta, ende në Shkodër nuk ka nisur puna për ndërtimin e një terminali modern autobusësh. Nga ana tjetër qendra e qytetit çdo ditë në orare të caktuara futet mes kaosit si shkak i zbarkimit të linjave të ndryshme sic shikohet edhe në këto pamje.Shumë turistë vijnë nga vende të ndryshme për të parë nga afër zonat turistike të Shkodrës dhe përreth saj, ndërsa problem mbetet parkimi i autobuzëve.Bëhet fjalë për 10-12 autobusë që përshkojnë qytetin e veriut. Asnjë prej tyre nuk stacionohet në vendin e caktuar ,posaçërisht për turistët.Një terminal i tillë do të shërbente për një organizim të mirë të linjave ekzistuese dhe do të ofronte kushte optimale menaxhimi dhe shërbimi ashtu siç i takon një qyteti qe ka prioritet zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës.