Nga Mark Gjeka
Kurrë nuk e kam kuptuar pse u emërtuan në vitet 80 në kohën e komunizmit dhe vazhdojnë të quhen akoma edhe sot si ; hidrocentrali i Komanit apo diga e Komanit e liqeni i Komanit kur nuk ndodhet në Koman as nuk ka asnjë lidhje me fshatin e Komanit ! 🙄 🤔
Emërtime qesharake, skandaloze dhe diskriminuese për të gjithë banorët që bëjnë pjesë në këtë territor. Hidrocentrali i Komanit është ndërtuar në Shllak në lagjen Gushtë të fshatit Palaj – Shllak.
Për t’u ndërtuar kjo vepër hidro energjitike është shkatërruar një lagje e Shllakut, lagja Gushtë dhe banorët pjesa më e madhe i kanë detyruar të largohen forcërisht me dhunë. Shumë prej banorëve qysh në vitet 80 nuk kanë marrë as dëmshpërblim të tokave dhe shtëpive të tyre.
Ç’lidhje ka emërtimi i një liqeni artificial siç është ai i ashtuquajturi liqeni i Komanit kur është ndërtuar në Shllak, dhe terminali i nisjes së lundrave e trageteve ndodhet në Shllak në lagjen Gushtë?
Edhe gjatë udhëtimit nepër këtë liqe artificial kalon nepër territorin e Shllakut të Temalit,Dushmanit Toplanës e Berishës etj pa patur asnjë lidhje me Komanin si fshat as si territor. Ky është absurditet.