Kur Duhet Të Testoheni Për Koronavirus? Çfarë Duhet të Dini

Shpërndaje

Task-Forca e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë herë pas here publikon zhvillimet më të reja në lidhje me virusin COVID-19.

Çdo rast i dyshuar që piketohet nga kjo instancë zyrtare testohet në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP.

Deri më tani të gjithë rastet e dyshuara kanë rezultuar negative për COVID-19.

Personat kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe disa prej tyre me histori udhëtimi në vendet e prekura.

Por çfarë duhet që të bëni nëse mjekët infeksionist ju thonë se duhet të bëni një test të tillë?

Ka nevojë që të lajmëroni apo mjafton të shkoni në urgjencë?

AgroWeb.org ka mbledhur të dhënat dhe është munduar që t’ju paraqesë një panoramë të qartë për atë që duhet të bëni.

Duhet të Bëni Një Test, Po Tani?

Mjekët këshillojnë që të gjithë personat që dyshojnë se kanë nevojë që të testohen për COVID-19, duhet që të lajmërojnë.

Pra, nëse keni dyshimet tuaja, mos u paraqisni direkt në urgjencë, por telefononi 127 për të marrë direktivat e duhura.

Personeli mjekësor do t’ju pyesë për simptomat si dhe për historinë tuaj të udhëtimit, apo për personat që keni kontaktuar.

Sipa këtyre pyetjeve paraprake ata përcaktojnë nëse keni nevojë që të testoheni.

Nëse shkoni direkt në urgjencë pa lajmëruar ju rrezikoni që të përhapni këtë virus tek të tjerët.

Cilët Janë Kriteret Përcaktuese?

Sipas ISHP, ku AgroWeb.org bazohet, ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk ndiheni mirë fizikisht, keni temperaturë, kollë apo përjetoni vështirësi në frymëmarrje duhet që t’ia shpjegoni mjekut.

Mos neglizhoni të përmendni udhëtimet tuaja të fundit, edhe nëse nuk kanë qenë në vendet me rrezik.

Informacioni paraprak që ju jepni tek mjeku duhet të jetë i saktë dhe i vërtetë, pasi përcakton ecurinë e problemit.

Testimi për COVID-19 Bëhet Tek Tre Grupime Njerëzish

Grupi i Parë

Të gjithë ata që kanë simptoma si temperaturë OSE kollë dhe frymëmarrje me vështirësi.

Nëse keni patur kontakt të afërt me një të prekur nga COVID-19 gjatë 14 ditëve që ai ka qenë i prekur.

Grupi i Dytë

Ata që përjetojnë temperaturë të lartë DHE probleme në frymëmarrje, kanë nevojë për oksigjen dhe kanë udhëtuar drejt vendeve të prekura me COVID-19 brenda 14 ditëve.

Grupi i Tretë

Persona që kanë simptomat e lartpërmendura dhe mjekët ende nuk kanë gjetur një arsye tjetër për to – siç është gripi apo virozat.

Për këta persona nuk ka nevojë që të kenë patur kontakt me persona të tjerë apo që të kenë udhëtuar./AgroWeb.org

Shpërndaje