Kur do të zgjerohet orari për baret dhe restorantet?

Shpërndaje

Nga dita e hënë (18 maj) do të rihapen baret dhe restorantet. Për shkak se konsiderohen vende me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID19 ato do të mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm në ambientet e jashtme dhe jo më vonë se ora 17.30

Por deri kur do të mund të qëndrojnë hapur deri në këtë fashë orare.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj u shpreh sot në se zgjatja e fashës orare për baret dhe restorantet do të vendoset në fund të muajit në varësi të shifrave të rasteve të reja me koronavirus

Ky 10 ditësh duhet të jetë në favor të biznesit për tu bërë gati. Vendimmarrja për orarin deri në 17:00 nuk do të jetë e vazhdueshme, por për të parë ecurinë dhe mund të ndryshojë brenda dy javësh në varësi të shifrave. Nëse deri në fund të muajit edhe me hapjen e restoranteve nuk kemi rritje të shifrave, besoj se lehtësimi do jetë edhe më i zgjeruar tha Denaj tek Abc ja e Mëngjesit

Ministrja shtoi se biznesi nuk do të jetë si ka qenë dhe kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri

Shpërndaje