Kur do të vijë pranvera?/ Surprizat e motit përgjatë javës…

Shpërndaje

Reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente deri mesditën e së hënës. Ndërkohë, gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave, Shërbimi Meteorologjik informon se do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare.

Sakaq, temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.

Pas këtyre ditëve dimërore “pranvera pritet të zërë vendin që i takon”, duke filluar nga e premtja.

“Ditë dimri po përjeton vendi me reshje shiu dhe dëbore si për të na treguar që duhet të qëndrojmë në vatrën e ngrohtë familjare. Situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore . Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare. Mjegulla e mjegullina në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit. Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit si më poshtë vijon, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë. Era deri në mesjavë përgjithësisht do të jetë e vrullshme në bregdet dhe zonat luginore nga kuadrati i veriut. Më tej e lehtë e lokalisht mesatare. Pas këtyre ditëve dimërore pranvera pritet të zërë vendin që i takon”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, trajneri i Shqipërisë u shpreh që në këto sfida do të mund të tregojmë se sa jemi rritur dhe se tani përgjegjësia është më e madhe, pasi jemi ngjitur një kategori më lart në Ligën e Kombeve dhe pritshmëritë janë më të mëdha.

Në fund, Reja bëri edhe një thirrje për qeverinë që të pranojë kërkesën e FSHF për lejimin e 30% të tifozëve në stadium ndaj Anglisë, pasi distanca fizike mund të ruhet shumë lehtë dhe risqet për përhapjen e virusit korona janë inekzistente.

Shpërndaje