I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdianë televizionin News 24, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, foli për situatën aktuale të bojkotit të kampionatit duke u shprehur:
“Pyetja se kur do të fillojë kampionatin është një pyetje 1 milion dollarshe. Shpresojmë të fillojmë sa më shpejtë, çdo ditë që kalon është një humbje e madhe. Kërkesat janë të drejta. Kryeministri në mars tha që jo vetëm ato por shumë kërkesa të tjera do të zhvillohen. Sinjalet janë kontradiktore.
Pati takim Duka me kryeministrin, dhe u tha se kishte sinjale pozitive, por më mbrapa doli ministrja dhe tha ligji i sponsorizimit nuk do të ketë ndryshime. Duhet ndarë kjo situatë. Bojkotin askush nuk e do. Duhet të marrim shembujt e vendeve rajonale. 3 kërkesat e tjera janë të negociueshme dhe kanë gjetur pika të përbashkët. Ligji i Sponsorizimeve e fut sportin në zhvillim të ri që do të jetë në interes të qeverisë dhe sportit.
Bojkoti është masë ekstremi. Liga ka dakordësi të të gjithë antërëve. Unë kam thënë që të vazhdojnë protestat. Bëhet fjalë për një ligj për prespektivën. Janë kufizuar pjesa e protestave për shkak të pandemisë. Bojkoti e arriti qëllimin e vërtetë. Qeveria e ka marrë mesazhi. Duhet të bëhet një diskutim i ri për të vazhduar protestat në fushë. Kryeministri duhet të dalë me një deklaratë përfundimtare.
Nuk është nismë politike, ka pasur ndërhyrje për ta kanalizuar. Kemi qenë një zëri për realizimin e kërkesave. Presidenti i Kukësit ka dalë disa herë në disa deklarata. Kemi pasur dakordësi për kërkesat. Duhet të vijë një moment që të merret shumë seriozisht futbolli dhe sporti në përgjithësi. Duhet që qeveria të dalë në deklaratë dhe të gjejnë një zgjidhje”, u shpreh Alban Xhaferi.