Kuqeblutë provojnë skemën me 3 qendërmbrojtës, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Bylisit

Shpërndaje

Vllaznia ndryshon shpesh skemën dhe trajneri Mirsad Jonuz u përshtatet jo pak kundërshtarëve, duke ndjekur një strategji të tijën. Edhe këtë herë ndaj Bylisit pritet të luhet me një skemë tjetër në krahasim me ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Laçit.

vllaznia

Në seancat e fundit trajneri ka provuar variantin 3-5-2, duke u besuar tre qendërmbrojtësve, Shehi, Adili dhe Malota nga minuta e parë.

Ndërsa nga krahët do të luajnë Gligorov dhe Marku. Mesfusha do të përbëhet nga treshja Krymi, Ramadani dhe Hygor.

bv;;avvlaznia moa

Sulmues të deklaruar në Ballsh pritet të jenë kapiteni Lika dhe braziliani Zhunior. Nuk përjashtohet mundësia që të preferohet edhe Shtubina, por kjo mbetet për t’u parë.

/PANORAMASPORT.AL/

Shpërndaje