Kupa e Shqipërisë, mësohen katër çiftet çerekfinaliste…

Shpërndaje

Turneu i Kupës së Shqipërisë mësoi sot katër çiftet çerekfinaliste.

Duke nisur nga ora 11:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, tetë skuadra të ndara në dy vazo ishin në ethet e goglave të shortit.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Duelet e para do luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 5 mars.

Shorti:

Erzeni – Vllaznia

Teuta – Tirana

Laçi – Egnatia

Kukësi – Partizani

Ndarja e vazove para shortit:

Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

Shpërndaje