Kujtim Gjuzi denoncohet nga bashkëshortja për dhu.në, Gjykata: Ti qëndrojë 200 metra larg

Shpërndaje

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhu.në në familje.

Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhu.në ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Ndërkohë në rrjetin social “Facebook” deputeti shkruan se nuk e ka dhu.nuar kurrë bashkëshorten dhe djalin.“S’kam dhunu kurrë djalin e bashkëshorte që ngilohet nga motra e kallzuar n’polici nga unë”.

Shpërndaje