Kujt po i pengon suksesi i Vllaznisë! Nisin klanet për prishjen e harmonisë në skuadër…

Shpërndaje

Debati apo përplasja e orëve të fundit mes administratorit Nako dhe sponsorit Xhaferi, para fillimit të ndeshjes Vllaznia – Elbasani, duket se ka zbehur disi fitoren e thellë të kuqebluve në kupë.

Një ngjarje e turpshme nga ana e administratorit Nako, i cili me urdhër apo pa urdhër tentoi të tallej me sponsorin Xhaferin, duke përdorur policët për të mos e lejuar te futej brenda në stadium.

Një veprim që vjen ndaj një personi që sapo ka marrë në dorë ekipin dhe po kënaq tifozët dhe gjithë qytetin e Shkodrës me këto 4 ndeshje të para.

Por, nuk është e thënë që skuadra të jetë e qetë edhe në ato pak raste kur ka vend për të gëzuar.

Por, kujt i shërben kjo prishje qetësie tek Vllaznia? Me cfarë qëllimi tentohet të pengohet sponsori Xhaferi, i cili gëzon gjithë respektin e tifozerisë shkodrane? Vllazninë duan të dërgojnë në vendet e para apo të shkatërrojnë më shumsë sec e kanë shkatërruar?

Deri kur do ekzistojnë fenomene të tilla për ti vënë ‘shkopin’ njerëzve që duan të punojnë me ndershmëri? Mendojnë se askush nuk i kupton hilet e tyre?

Xhaferi erdhi me qëllimin për të ngritur lart emrin e Vllaznisë, por mesa shihet më përpara duhet të merret me pastrimin e Vllaznisë nga persona që nuk ia duan të mirën. Duan ta shkatërrojnë, ta përdorin dhe para tifozëve të hiqen si të pafajshëm.

Por, tifozët janë të zgjuar. Janë të vetëdijshëm kush po punon për të mirën e Vllaznisë dhe kush po punon apo ka punuar për shkatërrimin e saj gjithë këto vite.

Vllaznia është e gjithë tifozëve, është e Shkodrës, nuk është as e Nakos, apo ndokujt tjetër që ai mund të ketë marrë urdhëra për skandalin e sotëm! /RealitetiPost

Shpërndaje