KUJDES!!! Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm…

Shpërndaje

Paralajmërojmë të gjithë Tatimpaguesit se Administrata Tatimore ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë:

1- Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit;

2- Tatimpagues, që anullojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.

Bëjmë me dije të gjithë tatimpaguesit se këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listpagesës, cënojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit, në bazë të ligjit konsiderohet vepër penale!

Administrata Tatimore thekson se po investigon nëse të përfshirë në këto fenomene janë edhe punonjës të strukturave të saj, ndërsa sjell në vëmendje të çdo tatimpaguesi që fenomenet e sipërcituara do të trajtojhen sipas ligjit “Për Procedurat Tatimore”.

Shpërndaje