Policia e Shtetit ka azhornuar informacionet lidhur me lëvizjen e shtetasve shqiptarë në kufi.
Në njoftimin e policisë thuhet se me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut lëvizja është e lirë.
Ndërsa në Mal të Zi, lejohet të lëvizin ata që kanë një dokument që vërteton se nuk kanë Covid-19. Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit me leje qëndrimi e pasaportë greke.
Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:
• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.