Monika Kryemadhi gjatë takimit me të rinjtë e LSI-së në qytetin e Shkodrës ju drejtua socialistëve të zhgënjyer nga Edi Rama.
Ende pa nisur fushata elektorale zyrtarisht, drejtuesja e LSI-së e tregoi qartë se në 25 prill kërkon të marrë votat e së majtës gri.
“Nuk i pëlqen ngjyra e kuqe. Ia ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS, nga e kuqe që e kishte me trëndafilin në grusht, ia bëri mavi. E ktheu PS në një sekt që nuk përfaqëson asgjë. Prandaj socialistët sot që takoj kudo, ndihen jo vetëm të zhgënjyer, port ë lodhur dhe të shfrytëzuar në maksimum prej tij.”
Madje Kryemadhi i jep përgjigje akuzave të kryeministrit se LSI është një parti që përfiton në kurriz të shtetit.
“Nuk ka qenë as tepsi, as kusi dhe as tenxhere, por ka qenë një vlerë e madhe.”
Kryemadhi ka gjetur një arsye për të vendosur maskën, dhe sipas saj nuk është pandemia.
“Nuk është maskë që të mbron nga pandemia, është një maskë që kërkon të mbrojë dhimbjen dhe sëmundjen që ka pllakosur shoqërinë tonë. Unë do ta mbaja maskën me LSI, sepse më pëlqeu shumë dhe maska me LSI e di shumë mirë që çdo njeri që do të eci në rrugë me të, Edi Ramën do ta verbojë e kuqja.”
Në fund të takimit Kryetarja e LSI-së u kërkoj shqiptarëve që me 25 prill t’i jepet fund politikave shkatërruese të Edi Ramës.