Kryemadhi nga Shkodra: Më 2 mars do jem në bulevard jo për Ilir Metën. Rendit arsyet

Shpërndaje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se më 2 mars do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Nga qyteti i Shkodrës, në një takim me strukturën e LSI-së, Kryemadhi nënvizoi se në bulevard nuk do të jetë për Ilir Metën dhe rendit arsyet pse.

“Më 2 mars do marr pjesë si qytetare, jo se jam me Ilir Metën, se Ilir Meta me tolerancën e tij dhe me besimin që pati në PS nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit, nga parlamenti, qeveria, ekonomia e çdo tjetër. 

Por unë do të jem në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 mars si një nënë që fëmijët e saj do ti shikojë në Shqipëri, si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë vitet që I kanë mbetur në familjen e saj. Si një bijë që do të garantojë shërbim ndaj prindëve të saj pensionistë dhe që pensioni nuk i del as për ilaçe.

Do të jem si një motër të cilën ka vëllain e saj të papunë dhe bën gati plaçkat për të ikur emigrant sepse çdo ditë e më shumë ditët tona ngushtohen. Do të jem si një amvisë që paguan faturat të energjisë elektrike dyfish dhe harxhon ilac rrobash me para dyfish për të njëjtën sasi.”

Shpërndaje