Nga Shkodra Monika Kryemadhi ka paralajmëruar fitoren e LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ka prezantuar kandidatët për këtë qark, Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca që do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri.
MONIKA KRYEMADHI KRYETARE E LSI:
“Unë jam e bindur që Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Shkodrës do të jetë një strukturë, e cila nuk ka thjesht qëllimin e votës në kuti, por ka qëllimin për ta ndryshuar këtë realitet, dhe për të kthyer ekonominë, punësimin, zhvillimin, kulturën, artin.”
Kryemadhi ka reaguar edhe për prishjen e godinës së maternitetit në Tiranë duke kritikuar kryebashkiakun Veliaj
“Dhe të shkatërrosh Maternitetin sepse do të ndërtosh kullë aty, kur ndërkohë është një nga godinat më qendrestare, më të vjetra apostafat të ndërtuara për atë punë, është me të vërtetë e tmerrshme.”
Kryetarja e LSI u ka bërë thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë kundër atyre që po shkatërrojnë historinë e Shqipërisë.