Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ditën e sotme ka folur sërish për paltformën me 5 pika të PD.
Sakaq kur Basha u pyet se çfarë mendimi ka për deklaratën e djeshme të Kryemadhit që u shpreh e hapur për koalicion me Jozefina Topallin, kryedemokrati u përgjigj mjaft shkurt.
“Komentet për pyetjet e aleatëve, drejtojani aleatëve”, tha ai duke vijuar me përgjigjen e radhës.
Dje Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehu mbështetje për Jozefina Topallin dhe partinë e saj, teksa thonte se kjo sinjalizonte një grua më shumë në politikë.