Kryebashkiaku Veliaj shfrytëzon fëmijët për spotet dhe lajmet në media

Shpërndaje

Prej vitesh AMA madje dhe PS po kërkojnë të ndalohet përdorimi i fëmijëve në aktivitetet politike apo dhe në fushata, por kjo shkelje është e përditshme. Madje kryebashkiaku i Tiranës, me kamerat e bashkisë shpërndan materiale të gatshme ku propagandon arritje.

Shkelja më e fundit dhe më flagrante është  ajo në kopshtin Cicërimat, ku Veliaj e ka konceptuar të gjithë lajmin me të miturit e më pas e ka shpërndarë për të gjitha mediet.

Në këto kushte Kryebashkiaku i Tiranës është duke shkelur ligjin për mbrojtjen e fëmijëve nga  shfrytëzimi i pozitës së tyre në raport me prindërit dhe mësuesit për spote apo reklama.

Në pikën 7 të 41 të ligjit 97 2013 thuhet:

 “Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimin audiovizivë nuk duhet të nxisin apo të shtyjnë të miturit të blejnë apo të marrin prodhime ose shërbime, duke i nxitur drejtpërsëdrejti për të kërkuar nga prindërit ose të tjerë persona të afërm t’u marrin mallrat apo shërbimet e reklamuara, ose të shfrytëzojnë pozitën e fëmijëve në raport me prindërit, mësuesit ose persona të tjerë të afërm të tyre.”

Absurdi i Veliajt shkon deri aty ku kërkon miratimin e fëmijëve për propagandën e tij.

“Në dy të fundit që jemi bërë disa rregullime të vogla në do fillojmë ose në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër. Rëndësi ka që në 98 nga 100 ne kemi filluar normalisht, apo jo?”

Por duket se ligji nuk ka vlerë kur flitet për lajmin e organizuar dhe të shpërndarë nga vet bashkia e Tiranës. Mjafton që shqiptarëve tu serviren materiale të thurura bukur nga administrata e bashkisë dhe duke mos lejuar gazetarët të ndjekin aktivitetin.

Shpërndaje