Kryebashkiaku Spahia, pret Vllazninë kampione absolute në atletiken shqiptare…

Shpërndaje

Ekipi i Vllaznisë na ka bërë krenar në gjithë këto vite, e këtë e dëshmojnë më së miri arritjet e tij.

Prita me kënaqësi trajnerët dhe atletët kuqeblu, jo vetëm për t’i përgëzuar për arritjet e shënuara, por edhe për t’ju garantuar se do të jemi mbështetës të vazhdueshëm të kërkesave të tyre.

Kampion kombëtar për të rinj dhe të rritur në 2022-shin dhe për 14 vite radhazi. Fitues të Kupës së Republikës për këtë vit.

Franko Burraj, kampion kombëtar dhe rekordmen 200 & 400 metra. Kampion Small States of Europe dhe gjithashtu përmirësim plot 3 herë i rekordit kombëtar.

Vllaznia është krenari e Shkodrës dhe Shqipërisë!

Shpërndaje