Kryebashkiaku Spahia i akordon titullin “Mirënjohje” doktor Zyhdi Çobës në 80-vjetorin e lindjes…

Shpërndaje

Në 80 vjetorin e tij të lindjes dhe 65 vjetorin e kontributit si sportist dhe si mjek i ekipeve sportive Vllaznia, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, vlerësoi me titullin “Mirënjohje”, një prej emrave të shquar të sportit dhe mjekësisë shkodrane, Zyhdi Çobën.

Një jetë kushtuar ngjyrave kuqeblu, ku kontribuoi me profesionin e mjekut tek ekipet sportive të të gjitha moshave, ai sot është padiskutim një mik i të gjithëve dhe i dashur prej cdo brezi.

Vlerësimet në këtë ditëlindje nuk munguan as nga federate shqiptare e futbollit.

Fatbardh Jera, FSHF

Për bashkëpunëtorët e afërt kujtimet janë të shumta, e urimi në këtë ditë është që doctor Zyhdia të jetë sa më gjatë mes tyre.

Familja është ajo që shpesh privohet për shkak të angazhimeve që jeta sportive të merr, e në këtë pikë bashkëshortja e doktor Zyhdisë ka këto fjalë në 80 vjetorin e tij të lindjes.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia në përmbyllje të këtij organizimi, falenderoi sportistët për kontributin që japin në lartësimin e emrit të Shkodrës, e ku një prej tyre është padiskutim edhe doktor Zyhdia.

Shpërndaje