Kryebashkiaku Spahia dënon tritolin ndaj kreut të PD Vau Dejës. “Të zbardhet ngjarja, askush se ndal ndryshimin e 14 Majit”…

Shpërndaje

Bardh Spahia, kryetari i bashkise Shkoder ka denuar aktin e rende te vendosjes se tritolit ne automjetin e kreut te PD Vau Dejes.

Një akt shumë i rëndë kriminal, një ngjarje që na ka tronditur tej mase. Shpërthimi i tritolit në automjetin e kryetarit të PD Vau Dejës Bernard Ndreca, është një sulm që na bëhet të gjithëve.

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje që ka porositës dhe ekzekutor. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, pasi askush nuk mund të ndalë vrullin e madh të ndryshimit. Të tilla skenare vetëm i bëjnë qytetarët dhe demokratët më të fortë dhe të vendosur në betejën e 14 Majit , që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Shpërndaje