Kryebashkiaku Benet Beci emëron edhe administratorin e Njësisë Administrative Berdicë…

Shpërndaje

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, vijon emërimet në stafet e njësive administrative. Xhavit Pëllumbi është administratori më i ri i emëruar, duke marrë detyrën në Njësinë Administrative Berdicë.

Vendi i administratorit mund të konsiderohej vakant, teksa Aleksandër Pashuku u bë pjesë e garës së 14 majit për tu zgjedhur si këshilltar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Ka qenë edhe një dëshirë e vetë banorëve të zonës që pozicioni i rëndësishëm ti besohet Pëllumbit. Më herët, ai ka patur edhe pozicionin e inspektorit në këtë njësi administrative. Tashmë, procesi i emërimit të administratorëve të rinj në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër ka nisur dhe do të vijojë deri në përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm.

Shpërndaje