“Mikprita në zyrën time disa nga gjyshërit dhe gjyshet e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër. Një bisedë e këndshme me ta për mënyrën se si e shohin qytetin dhe zhvillimin e tij.
Me Fatjonin dhe Mirsadin folëm edhe për veprimtarinë që do të organizohet enkas me rastin e 1 Tetorit, ditës ndërkombëtare të të moshuarve.
Shumë domethënëse dhurata e tyre: një simbol i Shkodrës, siç është biçikleta, e punuar nga vetë ata. Faleminderit për të gjitha!“, Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër.