Kryebashkiaku i Shkodres Benet Beci priti diten e sotme ne nje vizite Ambasadorin e Italise ne Shqiperi. Ne kete vizite Ambasadori shoqerohej nga artisiti i njohur Alfred Mirash Miloti.
Postimi i kryebashkiakut Beci ne rrjetin social META:
“Pata kënaqësinë të pres sot Ambasadorin e Italisë në vendin tonë SH.T.Z.Fabrizio Bucci së bashku me përfaqësues të Institutit italian të kulturës.
Diskutuam me Ambasadorin për lidhjet e hershme të Shkodrës me Italinë si dhe rëndësinë e marrëdhënieve të dy vendeve tona.
Gjatë kësaj vizite, ishte i pranishëm edhe artisti i njohur ndërkombëtar Alfred Mirash Miloti, i cili është shpallur fitues nga Ministria e Kulturës me skulpturën monumentale “Çelësi i Shqipërisë” që i bëhet dhuratë Sbkodrës”.