Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, priti në një takim në zyrën e saj, Kryetarin e Këshillit Komunal të Ulqinit z. Ilir Capuni.
Gjatë bashkëbisedimit u evidentua bashkëpunimi në mes Shkodrës dhe Ulqinit, në fushën kulturore, të turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
Në këtë vizitë diskutuan dhe shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në fushën e artit, trashëgimisë kulturore e historike, në aktivitete sociale e në fushën e turizmit.