Kryebashkiakja Voltana Ademi me tone të ashpra ndaj kryeministrit: Solli vaksinat vetëm për show, po tallet me popullin

Shpërndaje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ foli në lidhje me situatën e përmbytjeve në Shkodër ku ka akuzuar kryeministrin Rama pasi po tallet dhe e ka mospërfillur situatën në Shkodër.

Sipas Ademit, kryeminstri solli katër vaksina dhe erdhi vetëm për show, ndërkohë nuk merr guximin dhe as përgjegjësinë për të trajtuar situatën në të cilën ndodhet Shkodra.

Ne jemi përpjekur ta menaxhojmë me shumë përgjegjësi edhe me shumë angazhim. Të ju them të drejtën kam pritur dhe pretenduar që të kemi një angazhim të strukturave të qeverisë, ashtu sikurse situata e kërkon që t’i përgjigjemi që do të thotë ne jemi në një situatë të emergjencës civile dhe jemi më se 40 ditë dhe akoma nuk ka një vendimarrje të tillë që do të thotë nuk ka një angazhim të shtetit për të trajtuar si emergjencë civile.

I është lënë vetë popullit të Shkodrës për ta menaxhuar dhe kur them populli janë intitucionet përfaqësuese të popullit, Bashkia e Shkodrës në këtë rast për ta menaxhuar me mundësitë e veta me fondet e veta.

Ne kemi pasur një situatë të njëjtë edhe në vitin 2018 dhe nuk  merr përgjegjësinë, unë mendoj që tallet. Është e rëndë mospërfillja në një situatë edhe diell të kesh çdo ditë vetëm ideja që nuk ke mundësi të dalësh nga shtëpia se ke ujin kudo, se e ke tokën kudo të mbulur, e ke gjithçka të shkatërruar, gjithë të mbjellën. Unë nuk i vë dot emër tjetër përveçse papërgjegjshmëri, është arrogant.

Unë nuk mund ta kuptoj që kryeminstri të vijë, por katër vaksina kanë mbaruar vaksinat në Shkodër , domethënë do të largohet ai vendi dhe vihet sa për show vetëm për të bërë gjoja dhe nuk merret as guximi, as përgjegjësia, të paktën një hap për ta trajtuar situatën në Shkodër ashtu sikurse është dhe ka pasur mjaftueshëm qeveria kohë për të reflektuar në lidhje me këtë”– u shpreh Ademi.

Shpërndaje