Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok i është përgjigjur Komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Evropiane lidhur me disa shqetësimet kyçe të Holandës për Shqipërinë.
Pyetjes “Sa shqiptarë janë dënuar në Holandë gjatë dy viteve të fundit?” – Ministria e Jashtme holandeze i përgjigjet me këto shifra:
“Në vitin 2018, 298 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për kryerjen e veprave penale, 3 prej të cilëve nuk u dënuan. Në atë vit, 32 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për shkelje administrative. Në vitin 2019, 220 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për vepër penale, 1 prej të cilëve nuk u dënua. Në atë vit, 84 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për shkelje administraitve, 4 prej të cilëve nuk u dënuan.”
Në vitin 2020, nga janari në shtator, 97 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për vepër penale. Në atë vit, 74 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për shkelje administrative, 2 prej të cilëve nuk u dënuan, raportohet nga Blok.
Lidhur me shqiptarët e dëbuar nga Holanda në dy vitet e fundit, Shërbimi i Riatdhesimit vendas bën me dije se në vitin 2019, 184 shtetas me kombësi shqiptare u detyruan të largoheshin nga Holanda për në vendin e tyre të origjinës. Në periudhën janar-shtator të vitit 2020 kjo shifër ishte 41 shtetas me kombësi shqiptare.
“Në 2019, 524 shtetas të huaj me kombësi shqiptare gjithashtu u larguan nga Holanda në mënyrë të pavarur në vendin e tyre të origjinës. Në periudhën janar – shtator 2020, kjo shifër ishte 154,” njofton Ministrja e Jashtme holandeze.
Krimi në Shqipëri
Lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri, në përgjigjet e tij ministri Blok citon progres-raportin e KE.
Gjatë vitit 2019 vendi ngriti 13 akuza krahasuar me 5 të vitit 2018, ndërsa çështjet e referuara në Prokurori ishin më të larta. Ndërsa numri i dënimeve në shkallën e parë është i konsiderueshëm duke marrë parasysh akuzat, për vitin 2019 vetëm 1 dënim për krimin e organizuar u dha në apel.
Në lidhje me krimin e rëndë, komiteti raporton se 1,804 raste të reja në lidhje me trafikimin njerëzor, pastrimin e parave dhe prodhimin dhe trafikimin e drogës iu referuan Shërbimit të Prokurorisë Publike në 2018 dhe një numër i ngjashëm në 2019.
Nga këto raste, 551 rezultuan në padi në 2018 dhe 507 në 2019. Ka pasur gjithashtu 698 dënime përfundimtare në 2018 dhe 308 në 2019. Nga këto, 68.9% ishin të lidhura me drogën në 2018 dhe 68% në 2019, pasuar nga pastrimi i parave, trafiku i automjeteve, falsifikimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Niveli i ulët i dënimeve të zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion është gjithashtu një shqëtësim për Holandën. Ndonëse vlerësohet se në Shqipëri po bëhet përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se raporti i fundit i GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria ka zbatuar si duhet 9 nga 10 rekomandime, Holanda ende i ka sytë nga konkretizimi i angazhimeve.
Në vitin 2019 ka pasur dy dënime përfundimtare për korrupsion pasiv nga gjyqtarët, prokurorët dhe / ose zyrtarë të tjerë në institucionet gjyqësore.
Në 2019, kishte gjithashtu 262 dënime të shkallës së parë që përfshinin zyrtarë të nivelit të ulët ose të mesëm, përveç 294 dënimeve të shkallës së parë në 2018.
Në 2019, kishte gjithashtu 246 dënime përfundimtare në apel që përfshinin zyrtarë të nivelit të ulët ose të mesëm përfshirë, përveç 289 dënimeve përfundimtare në 2018.
Përpjekjet për të krijuar një histori solide (track record) vazhdojnë, megjithëse mbetet një qëllim afatgjatë që kërkon akoma përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme.
Shpresat për përmirësim të kësaj panorame nga ana e ndërkombëtarëve janë varur tek SPAK, i cili shihet si mjeti kryesor për luftimin e korrupsionit për Shqipërinë.